TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2024, 08:21

Përmbytet veriu i Italisë, qytetet nën 'pushtetin' e ujit'; evakuohen qindra banorë në Bolonja

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytet veriu i Italisë, qytetet nën 'pushtetin' e
Foto nga përmbytjet gjatë natës në Emiglia Romagna

Italia është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike, ku nuk munguan jo vetëm dëbora e parë në muajin shtator, por edhe tornado, ciklone dhe stuhi shiu të shoqëruara me përmbytje masive, kryesisht në rajonin e veriut, me rrymën gati apokaliptike që ka përfshirë të gjithë Europën.

Deri tani, shumë banorë janë evakuar në disa rajone të vendit fqinj, teksa qytete, rrugë dhe banesa janë zhytur nën ujë, duke shkaktuar miliona euro dëme. Përkeqësimi nisi dje dhe sot (19 Shtator) u raportuan dëme konkretë nga situata.

Mbi një mijë të evakuuar në Emilia-Romagna. Faenza u përmbyt, lumenjtë Marzeno dhe Lamone u tejmbushën, raporton “La Repubblica”. Situatë kritike në luginën Lamone, kurse në Bolonjë u dha alarmi për përkeqësim.

Përmbytet veriu i Italisë, qytetet nën 'pushtetin' e
Pasojat e përmbytjeve në Emilia-Romagna

Lumi Senio është vërshuar në Castel Bolognese (Ravena) dhe uji po arrin në qendër të qytetit, dhe në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. Shkollat ​​u mbyllën në pjesën më të madhe të pjesës qendrore-lindore të rajonit.

Në Budrio (Bolonjë) argjinatura e përroit Idice ka pësuar një thyerje në pjesën e poshtme të rrjedhës në krahasim me thyerjen e Majit 2023, teksa autoritetet tremben edhe për ndonjë katastrofë. Ura Vigorso-Via Rabuina është e mbyllur për trafik. Aktualisht ka dhe mungesë energjie në Mezzolara, menaxheri.

Shumë rrugë tashmë notojnë në ujë dhe janë të mbyllura nga autoritetet policore dhe lokale.

Përmbytet veriu i Italisë, qytetet nën 'pushtetin' e
Përmbytjet në veriun e Italisë

Në orën 7 të mëngjesit, Bashkia e Lugos informon se “përmbytja e lumit Senio po shkakton hyrjen e ujit në katet e para dhe këshillohen banorët që të ngjiten në katet e sipërme të banesave” për emergjencat.

Vetëm 24 orët e fundit raportohet se në Emilia Romagna ra mbi 220 mm shi.

Përmbytet veriu i Italisë, qytetet nën 'pushtetin' e
Grupet operacionale të emergjencave në aksion

permbytj veriu i italise bolonja

Lini një Përgjigje