TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2024, 20:54

Lufta katastrofike në Gaza, Bernie Sanders rezolutë për të bllokuar dërgimin e armëve amerikane në Izrael!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta katastrofike në Gaza, Bernie Sanders rezolutë për të

Senatori amerikan Bernie Sanders ka prezantuar një rezolutë të përbashkët mosmiratimi që do të bllokonte shitjen e armëve amerikane për Izraelin.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Sanders, i cili ka qenë një kritik i zëshëm i luftës së Izraelit në Gaza , e cila ka vrarë mbi 41,000 palestinezë në 11 muajt e fundit, tha se pjesa më e madhe e masakrës është shkaktuar nga armët e SHBA.

Sipas tij, vazhdimi i furnizimit me armë të Izraelit për këtë luftë, do të shkelte ligjet e SHBA-së dhe ato ndërkombëtare.

Mjerisht dhe në mënyrë të paligjshme, pjesa më e madhe e masakrës në Gaza është kryer me pajisje ushtarake të ofruara nga SHBA. Sigurimi i më shumë armëve sulmuese për të vazhduar këtë luftë katastrofike do të shkelte ligjin e SHBA-së dhe atë ndërkombëtar.

Shitjet do të shpërblenin qeverinë ekstremiste të [Benjamin] Netanyahut, edhe pse ajo vazhdon të shkaktojë shkatërrime masive në Gaza, minon perspektivat e një marrëveshjeje armëpushimi që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe do të avanconte përpjekjet e saj për të aneksuar ilegalisht Bregun Perëndimor”, tha Sander.

Lini një Përgjigje