TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2024, 21:25

Putin zgjat me 2 vite embargon për importet ushqimore nga vendet perëndimore!

Shkruar nga Pamfleti

Putin zgjat me 2 vite embargon për importet ushqimore nga vendet

Embargoja ndaj produkteve bujqësore nga vendet perëndimore e futur në vitin 2014 është zgjatur edhe për dy vite të tjera deri më 31 dhjetor 2026.

Dekreti u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin i cili është i vendosur të shkojë “dhëmbë për dhëmbë” me sanksionet e Perëndimit karshi produkteve ruse.

Dekreti i ri zgjat embargon për dy vjet njëherësh, ndërsa më parë afati shtesë i një mase të tillë nuk ishte më shumë se një vit.

Embargoja e ushqimit, e vendosur në përgjigje të veprimeve jomiqësore të Perëndimit, ka hyrë në fuqi në Rusi që nga 7 gushti 2014, në lidhje me produktet nga SHBA, BE, Australia, Norvegjia dhe Kanadaja, më pas kjo listë u zgjerua për të përfshirë vendet e tjera evropiane dhe Ukrainën.

Lini një Përgjigje