TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2025, 16:40

Për të gjithë ata që mendojnë se Putini është gati të negociojë!

Shkruar nga Pamfleti
Për të gjithë ata që mendojnë se Putini është
Vladimir Putin

Edhe pas propozimeve diplomatike dhe pritjes me tapet të kuq, Moska përgjigjet me një nga sulmet e saj më vdekjeprurëse që nga pushtimi, duke treguar se Kremlini nuk ka ndërmend të negociojë për një fund të luftës.

Efekti i tapetit të kuq të shtruar nën këmbët e Presidentit rus Vladimir Putin në Alaska nuk zgjati as dy javë. 598 dronë, 31 raketa, 19 civilë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kiev: 28 gushti 2025, tashmë është gdhendur si një datë tjetër e errët në historinë e kryeqytetit ukrainas. Por ky nuk ishte thjesht një bombardim rutinë, si shumë të tjerë që ka përjetuar pothuajse çdo qytet ukrainas gjatë tre viteve e gjysmë të fundit.

Këtë herë ushtria ruse sfidoi disa kufizime që i kishte respektuar disi deri më tani, të tilla si shmangia e sulmeve në qendër të Kievit dhe pranë ambasadave perëndimore, ose kursimi i trenave civilë, me depon hekurudhore në Vinnicës të shkatërruar.

Sulmi ajror i urdhëruar nga Moska, i konsideruar nga si i dyti më serioz që nga fillimi i pushtimit, ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj diplomacisë perëndimore, një refuzim i iniciativave paqësore dhe i vetë perspektivës së negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.

Dronët dhe raketat po përgatiteshin për lëshim pikërisht në momentin që Donald Trump i cilësoi deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov si “budallallëqe”, duke i shpërfillur ato me komentin se “të gjithë po flasin për të ngritur zërin”.

Për të gjithë ata që mendojnë se Putini është

Imponimi i arsyetimit

Presidenti amerikan e njeh mirë këtë lojë dhe me pragmatizmin e tij si biznesmen, me shumë mundësi ai nuk mund ta imagjinojë që dikush do ta rrëzonte mundësinë e një marrëveshjeje, veçanërisht një marrëveshjeje në avantazhin e tij, me raketa.

Megjithatë, mjafton të shikosh banorët e Kievit duke gërmuar nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve për të kuptuar mesazhin që Kremlini synon t'u dërgojë të gjithë atyre që ende janë në mëdyshje se çfarë po ndodh në kokën e Putinit dhe çfarë oferte sakrifice mund ta bindë atë të lehtësojë pushtimin e tij.

Diktatori rus ka pasur mundësi të panumërta për ta përfunduar këtë luftë me kushte jashtëzakonisht të favorshme. Një udhëheqës që “dëshiron paqe”, siç vazhdon të këmbëngulë Trump, nuk bombardon në mes të negociatave.

Një diktator i mirëpritur rishtas në skenën ndërkombëtare nuk lëshon raketa në ambasadën e Bashkimit Evropian. Dhe meqenëse Ministria Ruse e Mbrojtjes nuk dështon kurrë të mburret me sulmet e saj “me precizion të lartë”, ky sulm mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Një “mjeshtër i madh i gjeopolitikës” nuk e injoron pyetjen e një gazetari: “Kur do të ndaloni së vrari civilë?”, vetëm për t’u përgjigjur me raketa të drejtuara drejt kullave të banimit, ndërsa zëdhënësi i tij pretendon se në fakt ato ishin ‘fabrika ushtarake’.

Është e natyrshme të përpiqesh t’i imponosh një lloj arsyetimi Putinit, të supozosh se duhet të ketë ndonjë llogaritje, sado e pamëshirshme qoftë: Nëse ai po mbron “interesat e Rusisë”, nëse dëshiron të ruajë një pjesë të reputacionit të tij, nëse po kërkon një ‘strategji daljeje’, atëherë sigurisht që duhet të ofrohet ndonjë kompromis.

Putin nuk ka ndërmend të ndalet

Diktatori rus ka pasur mundësi të panumërta për ta përfunduar këtë luftë me kushte jashtëzakonisht të favorshme. Ai nuk i ka shfrytëzuar kurrë ato, sepse nuk ka ndërmend të ndalet. Tashmë, ekonomia e tij vë në punë makinerinë e luftës dhe pushteti i tij ushqehet nga kulti i luftës.

Krahas misionit të BE-së, i cili u vu në shënjestër për shkak se mbështeti Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, dje u sulmua edhe ambasada e Azerbajxhanit në Kiev. Presidenti Ilham Aliyev është bërë objekti më i fundit i përbuzjes së Kremlinit, pasi kritikoi regjimin rus dhe shprehu mbështetje për Ukrainën. Putini nuk do të pranojë një tapet të kuq në këmbim të paqes. Tapeti i kuq që ai kërkon është pista e fituesit në luftë./ Përshtati “Pamfleti” nga “WorldCrunch”.

Lini një Përgjigje