TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2024, 09:16

Pas pushtetit, Assad humb edhe gruan; bankieria britanike i kërkon divorcin

Shkruar nga Pamfleti

Pas pushtetit, Assad humb edhe gruan; bankieria britanike i kërkon divorcin

Asma al-Assad, gruaja britanike e diktatorit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc.

Ish-zonja e parë 49-vjeçare, aktualisht në mërgim në Moskë me, thuhet se dëshiron të zhvendoset në Londër.

Sipas mediave tw hauja, thuhet se ajo është e pakënaqur me jetën e saj nën syrin vigjilent të regjimit të Putinit në Rusi .

E lindur në Londër në 1975 nga prindër sirianë, Asma al-Assad ka shtetësi të dyfishtë britaniko-siriane. Ajo përfundoi studimet në shkenca kompjuterike dhe letërsi franceze në King’s College në Londër përpara se të ndiqte një karrierë në fushën e investimeve. Asma u martua me Bashar al-Assad në dhjetor 2000.

Çifti ka tre fëmijë: Hafez, Zein dhe Karim. Asma thuhet se ka kërkuar të mërgojë veten në Londër me fëmijët e saj që nga fillimi i kryengritjes siriane.

Bashar al-Assad, që tani banon nën azil në Moskë, përballet me kufizime të rënda të vendosura nga autoritetet ruse. Edhe pse kërkesa e tij për azil është pranuar, atij i ndalohet të largohet nga Moska apo të angazhohet në aktivitete politike. Autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu asetet e tij, të cilat përfshijnë 270 kilogramë ar, 2 miliardë dollarë para të gatshme dhe 18 prona në Moskë, pohojnë raportet.

bashar al assad

Lini një Përgjigje