TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2024, 07:35

"Do përfundosh si Asadi"/ Protesta masive në Beograd kundër Vuçiç, studentë nga 50 fakultete kërkojnë rrëzimin e qeverisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Do përfundosh si Asadi"/ Protesta masive në Beograd
Mijëra njerëz protestojnë në Beograd më 22 dhjetor 2024, kundër politikave të qeverisë, korrupsionit dhe neglizhencës që ata fajësojnë për vdekjen e viktimave në fatkeqësinë e stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntor.

Dhjetëra mijëra qytetarë serbë protestuan të dielën, më 22 dhjetor, në Beograd të cilët kërkojnë që udhëheqësit të marrin përgjegjësinë për shembjen e çatisë së një stacioni treni që vrau 15 njerëz në nëntor. 

Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit, protestuan të dielën në Beograd për të kërkuar llogaridhënie për shembjen e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Qeveria është përballur shtatë javë me demonstrata mbarëkombëtare pas vdekjeve në qytetin verior të Novi Sadit, me shumë protestues që akuzojnë autoritetet për korrupsion dhe mbikëqyrje të pamjaftueshme.

"Do përfundosh si Asadi"/ Protesta masive në Beograd

Rrugët afër sheshit Slavija në qendër të Beogradit u mbyllën për qarkullimin e automjeteve derisa mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar, duke e mbushur sheshin dhe pjesët përreth tij. Protestës së studentëve iu bashkuan edhe fermerë, aktorë dhe mësimdhënës.

Demonstrata filloi pasdite me 15 minuta heshtje për viktimat e shembjes së strehës muajin e kaluar, ku humbën jetën 15 njerëz dhe u lënduan rëndë dy të tjerë. Shumë nga pjesëmarrësit ndezën dritat e telefonëve të tyre mobil dhe i mbajtën lart.

Organizatorët kërkuan nga Qeveria t’i gjejë dhe t’i ndjek penalisht të dyshuarit që sulmuan demonstruesit gjatë protestave që përshkuan Serbinë në ditët pas shembjes së strehës.

Organizatorët gjithashtu kërkuan lirimin e aktivistëve të ndaluar gjatë protestave të mëparshme dhe shfuqizimin e procedurave ligjore kundër tyre.

Serbët kanë protestuar rregullisht për aksidentin në Novi Sad për të kërkuar llogaridhënie.

Disa nga protestat u shndërruan në dhunë, por nuk u raportua për dhunë gjatë demonstratës në Beograd më 22 dhjetor.

"Do përfundosh si Asadi"/ Protesta masive në Beograd

Shembja e strehës është shndërruar në ngarkesë politike për presidentin Aleksandar Vuçiç, pasi më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.

Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta ditore, duke e bllokuar trafikun për 15 minuta në qytete të ndryshme të Serbisë.

"Do përfundosh si Asadi"/ Protesta masive në Beograd

Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i katër kompanive i udhëhequr nga Kina. Hekurudha e Serbisë ngul këmbë se rinovimi nuk përfshinte strehen prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi më 21 nëntor se 11 persona u arrestuan pasi u gjetën përgjegjës për shembjen.

Mes tyre ishin ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, dhe ish-drejtoresha e Infrastrukturës Hekurudhore, Jelena Tanaskoviq.

"Do përfundosh si Asadi"/ Protesta masive në Beograd

Ata rrezikojnë deri në 12 vjet burgim nëse shpallen fajtorë për akuzat për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, rrezikimin e publikut dhe punime të paligjshme ndërtimi.

 

protesta masive në beograd kundër vuçiç

Lini një Përgjigje