
Të shtënat ndodhën pranë rrugëve Veriore 14 dhe West Vliet pak më pak se një milje nga perimetri i sigurisë për Konventën Kombëtare Republikane.
Pas të shtënave ndaj Donald Trump, është shënuar një tjetër incident në SHBA.
Oficerët e policisë në Milwaukee qëlluan dhe vranë një person pranë vendit ku u po mbahet dita e dytë e Konventës Kombëtare Republikane.
Sipas mediave ndërkombëtarë, bëhet fjalë për një të ri me ngjyrë, pasi është parë me dy thika në duar. Të shtënat ndodhën pranë rrugëve Veriore 14 dhe West Vliet pak më pak se një milje nga perimetri i sigurisë për Konventën Kombëtare Republikane. Pas atentatit ndaj Trump, siguria në aktivitetet e republikave ka qenë maksimale.

Një grua, që pretendon se është motra e tij, e ka quajtur atë "skizofrenik bipolar" dhe ka konfirmuar se ai jetonte në rrugë. Pra ishte i pastrehë. Ajo tha se e kanë qëlluar kur i ka nxjerrë thikën. Një burim i policisë së Columbus thotë për Fox News se pesë nga oficerët e departamentit qëlluan me armë dhe një person u vra.

Donald Trump i shpëtoi për mrekulli një atentati. Plumbi e kapi atë në vesh dhe ende po hetohet se si u arrit të qëllohej. Autor ishte një 20-vjeçar, i cili ishte nën hundën e policisë dhe shërbimit sekret. Pas ngjarjes, policia dhe shërbimet e sigurisë janë vënë në alert dhe duket se po eliminojnë çdo rrezik të mundshëm. Sapo janë përballur me personin me thika, policët kanë hapur zjarr. Mësohet se prokurori i qytetit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëhen hetime. Nuk dihet nëse personi ka qenë i zonës apo ishte një kërcënim për pjesëmarrësit në konventë. Pamfleti
Lini një Përgjigje