
Pas sulmeve dhe bombardimeve në Gaza ku mbetën të vdekur dhjetëra persona, ushtria izraeli ka njoftuar se do të rifillojë sërish armëpushimi.
Izraeli goditi objektivat e Hamasit, sipas tyre, kjo ishte një përgjigje e ashpër për sulmet ndaj forcave izraelite.
“Në përputhje me urdhrat e udhëheqjes politike dhe pas një serie sulmesh të rëndësishme në përgjigje të shkeljeve të Hamasit, ushtria po kthehet në zbatimin e armëpushimit. Ushtria izraelite do të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit dhe do t’i përgjigjet ashpër çdo shkeljeje”, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite nisi dy valë sulmesh ajrore në Rripin jugor të Gazës “kundër objektivave terroriste të Hamasit”, duke pretenduar se kjo ishte në përgjigje të sulmeve të Hamasit, të cilat organizata palestineze i mohoi.
Sipas një gazetari të AFP-së, sulmet izraelite u drejtuan në anën lindore të Khan Yunis, në sektorin jugor të enklavës palestineze. Sipas BBC-së, 44 persona u vranë në këto sulme. Më shumë se gjysma e të vdekurve u regjistruan në spitalin Al-Awda, në pjesën veriore të Gazës.
Sipas gazetës "Times of Israel", Forcat e Armatosura Izraelite njoftuan se gjithashtu dy ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm “terrorist” në Rafah. Ushtarët e vdekur janë Major Yavin Kula, 26 vjeç dhe Rreshter Itai Yavetz, 21 vjeç. Të dy shërbyen në Batalionin e 932-të të Brigadës Nahal.
Lini një Përgjigje