TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 19:13

Pas arrestimit të Maduros, ekipi i DASH mbërrin në Venezuelë

Shkruar nga Pamfleti
Pas arrestimit të Maduros, ekipi i DASH mbërrin në Venezuelë
Arrestimi i Maduros

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot për në kryeqytetin e vendit. Kjo lëvizje vjen pas operacionit ushtarak, i cili u finalizua me kapjen e Presidentit ne detyrë, Nicolas Maduro. 

Sipas një zëdhënësi të Departamentit, ata janë në Karakas për të vlerësuar rifillimin e mundshëm të operacioneve të Ambasadës.

SHBA-të urdhëruan stafin e ambasadës së tyre të largoheshin nga Venezuela në vitin 2019.

Kujtojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se më 24 nëntor 2025 se ka shpallur Cartel de los Soles si Organizatë të Huaj Terroriste (FTO).

Karteli, me bazë në Venezuelë, drejtohet sipas SHBA-ve nga Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit të tij, të cilët akuzohen se kanë korruptuar strukturat kryesore të shtetit: ushtrinë, shërbimet e inteligjencës, parlamentin dhe gjyqësorin.

Në deklaratë theksohej se Maduro dhe rrethi i tij “nuk përfaqësojnë qeverinë legjitime të Venezuelës”, ndërsa Cartel de los Soles bashkëpunon me grupe të tjera tashmë të shpallura terroriste, përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin meksikan Sinaloa.

Sipas SHBA-ve, këto organizata janë përgjegjëse për dhunë terroriste në mbarë hemisferën dhe për trafik të konsiderueshëm droge drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

maduro dash arrestimi

Lini një Përgjigje