TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 17:31

"Sulme nga toka ndaj karteleve"/ Presidentja e Meksikës u përgjigjet kërcënimeve të Trump

Shkruar nga Pamfleti
"Sulme nga toka ndaj karteleve"/ Presidentja e Meksikës u
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum iu është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë kërcënoi se SHBA mund të kryejë sulme tokësore në territorin meksikan.

Sheinbaum ka njoftuar se i ka ngarkuar ministrit të Jashtëm të ndërmarrë iniciativa për përmirësimin e komunikimit me qeverinë amerikane.

"Dje, i kërkova Sekretarit të Shtetit Juan Ramon de la Fuente të kontaktonte drejtpërdrejt Sekretarin e Shtetit (SHBA) dhe, nëse është e nevojshme, të fliste me Presidentin Trump për të forcuar koordinimin", tha Sheinbaum gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp në mëngjes.

Trump deklaroi dje në një intervistë për Fox News se SHBA do të fillojë tani të godasë në terren, duke pretenduar se kartelët e drogës kontrollojnë Meksikën.

presidentja e meksikës trump sulme kartele

Lini një Përgjigje