TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 16:26

Marrëveshja e Parisit: Pse do të vazhdojë lufta në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e Parisit: Pse do të vazhdojë lufta në
Krerët e kombeve në Konferencën e Paqes në Paris, 27 maj 1919

Ashtu si Traktati i Versajës, edhe kjo marrëveshje rrezikon të kthehet në një katastrofë për të gjithë pjesëmarrësit…

Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar të martën nga anëtarët e “koalicionit të të vullnetshmëve” me synimin për të ofruar garanci të sigurisë dhe ekonomike për Ukrainën, është një dokument i pazakontë.

Dhe nëse kjo marrëveshje merret seriozisht, ajo do t’i detyrojë rusët të ndryshojnë plotësisht strategjinë e tyre. Kjo do të thotë se Moska mund të vendosë të provojë marrjen nën kontroll të gjithë territorit të Ukrainës.

Kjo marrëveshje nuk i ofron asgjë Rusisë, gjë që ndoshta ka qenë edhe qëllimi fillestar. Ajo ka të njëjtën frymë të dëmshme si Traktati i Versajës i vitit 1919, të cilin Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e hodhi poshtë në atë kohë.

Zyrtarisht, strategjia e Rusisë është të përmbushë objektivat që i ka vënë vetes për të ashtuquajturin “operacion ushtarak special”. Edhe pse NATO nuk e pranon këtë terminologji, rusët kanë vepruar brenda një kuadri të mirë-përcaktuar:

1. Territori: Rusia synon të mbajë 5 rajonet që ka aneksuar tashmë, duke ruajtur kufijtë tradicionalë të secilës prej tyre. Aktualisht, ajo kontrollon plotësisht vetëm Krimenë. Në territoret e tjera, kontrolli rus ndryshon: në Luhansk është 99.6 për qind, në Donetsk 78.1 për qind në Zaporizhia 74.8 për qind dhe në Kherson 72 për qind.

2. NATO: Rusia këmbëngul që NATO të mos zgjerohet në Ukrainë, duke kërkuar që aty të mos ketë as baza dhe as operacione të aleancës.

3. Qeveria: Moska dëshiron një qeveri ukrainase që të jetë miqësore me Rusinë.

4. Ushtria: Kërkohet një reduktim i ndjeshëm i numrit të trupave dhe kapaciteteve ushtarake të Ukrainës.

5. Pastrimi nga elementët radikalë: Rusia pretendon se dëshiron të largojë nga ushtria dhe qeveria ata që i quan ultra-nacionalistë ose “nazistë”.

6. Mbrojtja e rusisht-folësve: Kërkohet trajtim i barabartë për popullsinë që flet rusisht, si dhe rikthimi i autoritetit të Kishës Ortodokse Ruse dhe i institucioneve të tyre kulturore e arsimore.

Marrëveshja e Parisit mbështetet mbi idenë e një armëpushimi të menjëhershëm. Por nëse një i tillë do të pranohej sot, Rusia jo vetëm që nuk do të arrinte qëllimet e saj territoriale, por do të pësonte një goditje aq të rëndë sa do të rrezikonte stabilitetin e çdo qeverie në Moskë.

Pasojat negative për Rusinë

Nëse Marrëveshja e Parisit zbatohet vërtet, pasojat për Rusinë do të ishin si më poshtë:

1. Prania pa afat e NATO-s në kufijtë e saj: Anëtarët kryesorë të aleancës do të vepronin në Ukrainë pa një kohëzgjatje të përcaktuar. Kjo i ngjan situatës pas Luftës së Parë Botërore, kur Traktati i Versajës vendosi forcat aleate në pika kyçe të Gjermanisë dhe e detyroi atë të paguante borxhe shumë të mëdha.

Deri më tani, flitet për një angazhim prej 7.500-15.000 trupa. Edhe flet me tone të ashpra, Britania ka një ushtri të vogël dhe po e zvogëlon vazhdimisht numrin e forcave që mund të dërgojë. Nëse luftimet rifillojnë pas armëpushimit, Francës dhe Britanisë do t’u duhej të dërgonin sasi të mëdha armatimesh, të cilat në fakt u mungojnë.

Ndërkohë, Turqia thuhet se ka pranuar të menaxhojë armëpushimin në Detin e Zi. Mbetet e paqartë se si marina dhe forcat ajrore turke do ta realizojnë këtë kontroll, dhe nëse Rusia do të pranonte një rol të tillë të zgjeruar të Turqisë në një zonë përmes së cilës kalojnë eksportet e saj jetike.

2. Një fqinj armiqësor: Marrëveshja nuk parashikon asnjë ndryshim në qeverinë e Ukrainës. Kjo e lë Rusinë përballë një fqinji që kërkon me ngulm të rimarrë territoret e humbura dhe të ndëshkojë Moskën. Gjithashtu, nuk ka asnjë ndalesë që Ukraina të mos qëllojë me dronë apo raketa drejt territorit rus.

3. Rindërtimi i ushtrisë ukrainase: Sipas marrëveshjes, ushtria e Ukrainës nuk do të zvogëlohet. Përkundrazi, parashikohet që ajo të rritet në 700.000-800.000 trupa dhe të ndërtohen fabrika moderne armësh brenda vendit. Kjo do të thotë se Ukraina do të ketë

një ushtri shumë më të fortë që mund të provojë në çdo kohë rimarrjen e tokave me mbështetjen e Perëndimit.

4. Mungesa e garancisë për Rusinë: Në marrëveshje nuk ka asnjë dispozitë për njohjen e territoreve që Rusia mban aktualisht. Me pak fjalë, Ukraina merr garanci sigurie, ndërsa Rusia nuk merr asgjë. Në takimin e Parisit morën pjesë shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Italinë dhe Poloninë.

Megjithatë, dokumentin e nënshkruan vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Edhe pse i dërguari i presidentit amerikan, Steve Witkoff, e mbështeti marrëveshjen me fjalë, në minutën e fundit vendosi të mos e hedhë firmën.

Megjithëse Marrëveshja e Parisit synon të qetësojë Ukrainën dhe ta detyrojë Rusinë të ulet në bisedime, ajo po sjell në fakt efektin e kundërt. Për rusët, pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte pranim i dështimit të plotë. Prandaj, ky dokument e bën pothuajse të sigurt vazhdimin e luftës./ Marrë nga “Asia Times”, përshtati "Pamfleti".

Shënim: Stephen Bryen, ish-nënsekretar i mbrojtjes i SHBA-së

marrëveshja e parisit lufta ne ukraine

1 Komente

  1. M
    Maksi

    Kush do t'a zbatojë atë marrveshje o artikullshkrues? Çfarë ,do të shkojnë ushtarët amerikanë të vriten në një luftë shfarosëse me rusët meqë bëjnë plane debilat që qeverisin në Europë me litarmbajtësin në qafë Zelenski? Apo do shkojnë djemtë e europianëve në Ukrainë të vriten për dhjamë qeni!? Shkuaj letra kot.... Kushtet i vendos fituesi jo humbësi o budallenj,këto konferenca janë si puna e atij filmit me Oliver Hardy dhe Stan Laurel kur bënin sikur hidhnin supë në pjatë por nuk kishin asgjë.

    Lini një Përgjigje