TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 17:17

Meloni i bashkohet idesë së Macronit: Ka ardhur koha që Evropa të flasë me Rusinë!

Shkruar nga Pamfleti
Meloni i bashkohet idesë së Macronit: Ka ardhur koha që Evropa
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të nisë negociata me Rusinë, duke theksuar se Evropa duhet të ketë një qasje më aktive diplomatike në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në një konferencë për shtyp, teksa bënte analizën e vitit që lamë pas, Meloni u shpreh se pajtohet me qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, se ka ardhur momenti për dialog.

Mendoj se Presidenti francez Emmanuel Macron ka të drejtë. Unë besoj se është gjithashtu koha që BE-ja të fillojë negociatat me Rusinë. Pyetja, sigurisht, është se kush duhet ta bëjë këtë. Ka shumë zëra. Gjithmonë e kam mbështetur emërimin e një të dërguari special të BE-së për Ukrainën”, deklaroi ajo.

Megjithatë, Meloni u tregua e kujdesshme sa i përket rikthimit të Rusisë në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), duke theksuar se kushtet aktuale nuk e lejojnë një hap të tillë. Sipas saj, kjo mbetet një çështje për të ardhmen dhe varet drejtpërdrejt nga përfundimi i konfliktit.

“Duhet të shohim se kur do të arrihet paqja dhe në çfarë kushtesh”, theksoi kryeministrja italiane, duke nënvizuar se çdo vendim i rëndësishëm duhet të bazohet në një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të luftës në Ukrainë.

meloni macron rusia

Lini një Përgjigje