TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2024, 12:05

Paralajmëron Izraeli: Lufta në Gaza do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Izraeli: Lufta në Gaza do të vazhdojë

Izraeli gjatë mesazhit për Vitin e Ri lajmëroi se lufta me Hamasin do të vazhdojë “përgjatë” vititt 2024.

Ushtria izraelite duhet të bëjë plane paraprakisht sepse do të thirremi për detyra dhe beteja shtesë gjatë këtij viti”, lajmëroi zëdhënësi ushtarak mbrëmë Daniel Hagari.

Ai shtoi se dhjetëra mijëra rezervistë izraelitë do të nevojiteshin për të vazhduar luftimet, duke theksuar megjithatë se disa prej tyre do të pushonin nga lufta për t'u përgatitur për luftime të zgjatura.

"Disa nga rezervistët do të kthehen në familjet dhe punët e tyre që në fillim të kësaj jave", tha Hagari, gjë që do t'i lejojë ata të rifitojnë forcën për operacionet e ardhshme në 2024.

Sipas ushtrisë izraelite, gjithsej 172 ushtarë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit tokësor të enklavës palestineze. Më shumë se 900 janë lënduar.

izrael palestinë hamas

Lini një Përgjigje