TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2024, 10:21

Tërmeti i fuqishëm në Japoni, publikohen pamjet e momentit kur ‘shkundet’ vija bregdetare

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fuqishëm në Japoni, publikohen pamjet e momentit kur

Transmetuesi japonez NHK ka publikuar pamjet kut tërmeti i fuqishëm tronditi vijën bregdetare në prefekturën Ishikawa.

Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore, duke bërë që autoritetet të shpallin një paralajmërim për cunami.

Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën zonë. Nuk ka ende të dhëna për viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti. Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në tokat më të larta", lajmëroi transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikawa.

 

 

 

japoni tërmet

Lini një Përgjigje