
Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore, duke bërë që autoritetet të shpallin një paralajmërim për cunami.
Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën zonë. Nuk ka ende të dhëna për viktima, të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti. Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në tokat më të larta," tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikaëa.
Breaking News A major earthquake occurred in Japan. Widespread shaking in Japan. A tsunami warning has also been issued. pic.twitter.com/ZTCtKjjUUM
— ????????Naoemon Japan (@woiiw) January 1, 2024
Tërmeti mund të shkaktojë dallgë cunami deri në pesë metra të larta përgjatë bregut perëndimor të vendit, brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit, njoftuan agjencitë amerikane dhe japoneze.
“Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të Japonisë”, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor me bazë në Hawaii.

Lini një Përgjigje