Lutjet për paqe, thirrjet për përfundimin e konflikteve në të gjithë botën, për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës mes palëve u drejtuan edhe këtë vit nga kreu i Vatikanit...
Në fjalimin e fundit për këtë vit, Papa Françeku ka bërë thirrje për më shumë paqe e dashuri. Teksa ka kujtuar vitin 2023 si një vit të dominuar nga lufta, nga sheshi i "Shën Pjetrit" në Vatikan, Papa Françesku u lut për ‘popullin e Ukrainës dhe popullsinë palestineze, izraelite, sudaneze e shumë të tjerë’ që të jetojnë në paqe dhe pa luftë.
“Në fund të vitit, ne do të kemi guximin të pyesim veten se sa jetë njerëzore janë shkatërruar nga konflikti i armatosur, sa të vdekur dhe sa shkatërrime, sa vuajtje, sa varfëri. Kushdo që ka interes nga këto konflikte, duhet të dëgjojë zërin e ndërgjegjes, t’i jepet fund shkatërrimeve”, ka thënë më tej Papa Françesku.
Lutjet për paqe, thirrjet për përfundimin e konflikteve në të gjithë botën, për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës mes palëve u drejtuan edhe këtë vit nga kreu i Vatikanit.
“Nuk ka fitues të vërtetë në asnjë luftë. Luftërat janë gjithmonë humbje, gjithmonë. Nuk ka kurrë fitore totale. Njëra palë mposht tjetrën, por pas saj ka gjithmonë një disfatë dhe një çmim që duhet paguar”, tha Papa Françesku.
Ati i Shenjtë bëri thirrje për një armëpushim në Gaza dhe krijimin e korridoreve humanitare për të lehtësuar vuajtjet e banorëve. Ai gjithashtu bëri thirrje për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku u shpreh se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej nga sulmet, teksa dënoi rritjen e antisemitizmit në mbarë botën.
“Terrorizmi dhe ekstremizmi nuk ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve, por vetëm çojnë në urrejtje dhe mizori. Lindja e Mesme nuk ka nevojë për luftë”, tha Papa Françesku.
Ai u ankua për situatën "dëshpëruese" në Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje besimtarëve të marrin vetëm njërën anë në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit - "anën e paqes". Ai bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të shmangur një fatkeqësi humanitare, raportojnë mediat britanike.
Duke folur për “tensionin e tmerrshëm që mund të ndihet në shumë pjesë të botës, ai tha se lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim.
“U bëj thirrje të gjitha palëve që të ruajnë flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të hedhin poshtë hijen e armiqësisë. Dhuna lind dhunë, ndaloni konfliktet”, tha Papa, duke iu drejtuar pelegrinëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit të Romës.
Lidhur me konfliktin në Ukrainë, papa 87-vjeçar bëri thirrje për negociata reale dhe gjetjen e një zgjidhjeje për krizën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje