
Viti 2024 sapo ka ardhur.
Momenti i pauzës dhe reflektimit për 365 ditët që mbeten afron për pjesë të ndryshme të globit, por më së pari ai fillon me ishujt e vegjël të Samoas e Kiribatit, ia dolën që me vendimin për të kapërcyer datën e Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara, të bëheshin të parët që trokasin gotat për ndërrimin e viteve. Kjo është një ditë gëzimi, e veshur për shumë vende me magjinë e festave, një ditë të cilën shumë e presin me gëzim pavarësisht se ku jetojnë.
Dhe i dyti në radhë për të përjetuar këtë gëzim, është Aucklandi i Zelandës së Re.
Kryefjala e këtij kremtimi në qytetin e famshëm neozelanndez është shoë i dritave dhe fishekzjarreve në Harbour Bridge dhe Sky Tower, dy pikat më rëndësishme të tij. Spektakli i fishekzjarrëve këtu është praktikisht më i larti në hemisferën jugore dhe 500 kg lëndë piroteknike do të lëshohen nga tre pika të ngritura posacërisht për këtë qëllim, që ndriçimi i tyre të shihet sa më qartë.
Pavarësisht përpjekjeve të Aucklandit megjithatë, spektakli më madhështor piroteknik i ndërrimit të viteve vazhdon të mbetet ai i Sidnejt në Australi, që këtë radhë vjen edhe me një risi: fishekzjarrët në ngjyra pastel.
“Janë të reja, të këndshme dhe shndrijnë shumë fort”, thanë organizatorët.
Spektakli do të vijojë në Sidnej të Australisë rreth 2 orë më vonë, si vendi i radhës që pret Vitin e Ri. Xhiroja hyrëse e Vitit të Ri do të vijojë me qytetet aziatike, ato europiane e për t’u përmbyllur me ato amerikane.
Qindra-miliona njerëz do të mblidhen në kryeqytetet europiane për të shijuar në sheshet kryesore, spektaklet festive.
Hyrjen e viti të ri e nisin paskësaj me radhë Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e Veriut, Kina, Indonezia, e me radhë Bangladeshi e Pakistani për të mbërritur më tej në Gjermani, Francë, Itali e Belgjikë. Pak më vonë, trokasin gotat anglezët, irlandezët e portugezët.
Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Howland dhe Baker, pranë SHBA-së ku 2023-shi mbërrin 26 orë më vonë sesa në Kiribati e Samoa.
Lini një Përgjigje