TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Dhjetor 2023, 17:25

Viti i Ri mbërrin edhe në Azi, shpërthejnë fishekzjarret në Japoni dhe Kore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Viti i Ri mbërrin edhe në Azi, shpërthejnë fishekzjarret

Pas Zelandës së Re dhe Australisë, Viti i ri ka mbërritur edhe në Azi. Ora ka shënuar 00:00 në Korenë e Jugut, Korenë e Veriut, Hong Hong, Japoni, etj., ku secili vend feston fillimin e Vitit të Ri.

Në Seul, një ceremoni e tingëllimit dhe numërimit mbrapsht është zhvilluar në pavijonin Bosingak.

Pheniani i ka thënë lamtumirë vitit 2023 me një shfaqje fishekzjarre në sheshin Kim II Sung.

Ndërsa në Tokio, turma njerëzish janë mbledhur në një tempull në qendër të kryeqytetit për të parë një ceremoni tradicionale të këmbanave, të njohur si Joya no Kane.

 

Lini një Përgjigje