TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2024, 21:59

Paralajmëron analisti: Putin po përgatitet për luftë në Ballkan, dy momentet kur mund të sulmojë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron analisti: Putin po përgatitet për luftë në

Analisti Argjend Zejnaj tha se Rusia po përgatitet për luftë në Ballkan.

Sipas tij, dy janë momente kur rajoni rrezikohet nga sulmet, në qershor kur mbahen zgjedhjet në BE ose në nëntor kur mbahen zgjedhjet në SHBA.

Analisti shtoi se Putin po bëhet gati të sulmojë Moldavinë.

“Ose qershori kur do mbahen zgjedhjet në BE dhe të gjithë do jenë të përqendruar atje, ose nëntori kur do mbahen në SHBA këto mund të jenë 2 momente shumë të rrezikshme për rajonin e Ballkanit. Teorikisht të gjithë po përgatiten për një sulm të mundshëm te Moldavia, që pak kilometra e ndajnë nga ajo që ka okupuar Rusia në Ukrainë, ose në qershor ose në nëntor Transnistri do të provojë të shpallë pavarësinë dhe më pas do ndërhyjë Rusia për të ruajtur popullin e vet nga moldavët. Dodik gjithashtu do kërkojë të bëjë diçka më konkrete se deklaratat, fakti që ka kaq shumë takime, disa takime i kemi parë, disa që nuk i shohim. Rusia është ajo që do ta ruajë botën serbe në Ballkan”, tha ai për "Euronews Albania".

 

Lini një Përgjigje