![]()
Rëndohet bilanci i shpërthimit në një central elektrik në Bolonja të Italisë. Sipas mediave vendase, ka 4 viktima, 5 të plagosur dhe tre të zhdukur.
“Tre trupa janë nxjerrë, ndërsa katër persona janë ende të zhdukur. Pesë persona të plagosur rëndë u shtruan në spitale të ndryshme, përfshirë në Toskanë, në Pizë. Shpërthimi ka ndodhur 50-60 metra thellësi, në katin e tetë të strukturës dhe kati i nëntë është përmbytur nga pompa e ftohjes së turbinës. Një ekip zhytësish do të ndërhyjë për të kërkuar katër personat e zhdukur rreth orës 20:00”, kështu shpjegon prefekti i Bolonjës , Attilio Visconti.
Një reagim pati dhe Giorgia Meloni: “Po ndjek me shqetësim lajmin e tmerrshëm në lidhje me shpërthimin që ndodhi në një hidrocentral në pellgun artificial Suviana, në Apeninet e Bolonjës. Faleminderit zjarrfikësve që ndërhynë me shpejtësi, shpëtimtarëve dhe atyre që po punojnë në këto orë në kërkim të të zhdukurve”.
Lini një Përgjigje