TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2024, 13:42

Borell bën paraljmërimin e frikshëm: Evropa duhet të përgatitet për luftë!

Shkruar nga Pamfleti

Borell bën paraljmërimin e frikshëm: Evropa duhet të

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar se lufta në Evropë është në horizont.

“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruarBorell.

Ai ka shtuar se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë gjithashtu edhe përmes sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.

jospe borell be

Lini një Përgjigje