TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2024, 21:40

Loja e ‘pistë’ e Macron: Në publik kritikon Vuçiçin për Kosovën, në prapaskenë e armatos me avionë

Shkruar nga Pamfleti
Loja e ‘pistë’ e Macron: Në publik kritikon
Pazari Vuçiç-Macron

Franca do t’i shesë Serbisë avionë “Rafale”, ndër më modernët në botë...

Vizita e Aleksandar Vuçiç në Francë ka ngjallur debate, polemika dhe bum reagimesh. Teksa Emmanuel Macron njihet për manovrat e tij sa i takon luftës në Ukrainë dhe raporteve me Rusinë, duket se ka ditur të luajë edhe me Aleksandar Vuçiç.

Të dy qëndruan për mbi 2 orë kokë më kokë, në një takim që është folur për shumë gjëra, padyshim dhe për Kosovën. Në konferencën për media presidenti francez lëshoi valë kritikash për sulmin në Banjskë.

Macron theksoi se çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit dhe se e gjitha është e përfshirë në marrëveshjen “e lidhur një vit më parë”.

Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet. Është e nevojshme që pjesëmarrësit për sulmet në Banjska të mbajnë përgjegjësi dhe një dramë e tillë të mos përsëritet.

Dëshiroj gjithashtu që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë kryesisht serbe”, tha presidenti francez.

Kjo u tha në publik, pasi në prapaskenë ka ndodhur diçka tjetër. Sipas mediave serbe, në fakt vizita e Vuçiçit në Francë nuk ka lidhje me Kosovën, por është arritur një marrëveshje mes tyre për blerje avionësh. Pra Franca do i japë Serbisë avionë luftarakë të modelit “Rafale”, model shumë i avancuar.

Loja e ‘pistë’ e Macron: Në publik kritikon

“N1” raporton se Vuçiç ka deklaruar se në takimin dhe darkën me presidentin francez Emmanuel Macron, ai arriti "disa marrëveshje konkrete", përfshirë ato për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, dhe se ai pret të nënshkruajë kontratën në dy muajt e ardhshëm.

Sipas presidentit serb, bëhet fjalë për aeroplanë që janë “ndoshta më të shtrenjtët në të gjithë botën”.

Dhe jo të përdorur, por të ri. Kur them më të shtrenjtët në gjithë botën, nuk janë si F-35. Ata janë avionë më të mirë se F-16. Edhe më të shtrenjtë edhe më të mirë. Ata nuk janë si F-35 apo F-22. Këta janë avionët me sistemet më moderne. Kjo është gjenerata 4 plus, përpara MIG-ve tanë dhe gjithçka tjetër. Edhe nga aftësitë e tyre e kapjes nga radari edhe nga raketat që mbajnë”, ka thënë Vuçiç.

Pra a po luan pistë presidenti francez? Në publik mbështet Kosovën, por armatos Serbinë që nëse “çmendet” Vuçiç, të sulmojë Kosovën. /Pamfleti

Loja e ‘pistë’ e Macron: Në publik kritikon

Lini një Përgjigje