TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2026, 17:55

Paqe në Lindjen e Mesme, Trump: Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor!

Shkruar nga Pamfleti

Paqe në Lindjen e Mesme, Trump: Izraeli dhe Libani kanë rënë

Trump tha se kishte folur me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor. Trump tha se kishte folur me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të cilët kishin rënë dakord për një armëpushim që do të hyjë në fuqi 17:00 sipas kohës lindore.

Me anë të një postimi në “TruthSocial”, Trump e cilësoi komunikimin me të dy liderët si “të shkëlqyer” dhe theksoi se qëllimi është arritja e paqes mes dy vendeve.Ai bëri të ditur gjithashtu se përfaqësues të të dyja palëve janë takuar në Uashington për herë të parë pas 34 vitesh, në një takim të ndërmjetësuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Trump shtoi gjtihashtu se ka udhëzuar zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin Rubio dhe drejtues ushtarakë amerikanë të punojnë me palët për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë.

“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, shumë të respektuar, dhe me Kryeministren e Izraelit, Bibi Netanyahu. Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që, për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHIM 10-ditor në orën 17:00 sipas kohës lindore. Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, DC, me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio. I kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin' Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme. Ka qenë nder për mua të zgjidhja 9 luftëra në të gjithë botën, dhe kjo do të jetë e 10-ta, kështu që le ta bëjmë! Presidenti DONALD J. TRUMP”, tha Trump.

Kujtojmë se konflikti midis Izraelit dhe Libanit filloi më 2 mars 2026, kur Hezbollah nisi sulme si përgjigje ndaj luftës me Iranin. Ajo ka zgjatur rreth 45 ditë dhe ka lënë pas mbi 2 mijë viktima dhe rreth 6,400 të plagosur.

Konflikit mes palëve ka vijuar edhe pas arritjes së armëpushimit mes Iranit dhe SHBA-së, pavarësisht pretendimeve të Teheranit se edhe Libani ishte i përfshirë në marrëveshje. Pas dështimit të bisedmieve të para SHBA-Iran në Paksitan, palët kanë vijuar kontaktet për një takim tjetër për arritjen e paqes, por Irani ka këmbëngulur që Libain të përfshihet si parakusht për negociatat.

Kjo gjë mesaduket ka detyruar SHBA-në që të angazhohet maksimalisht për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Libanit dhe Izraelit. Tani mbetet për t’u parë nëse ky hap do t’i hapë rrugë arritjes së një marrëveshje paqeje afatgjatë mes SHBA-së dhe Iranit./Pamfleti

Lini një Përgjigje