Leoni XIV kërkon dialog të sinqertë dhe respekt për dinjitetin njerëzor si rrugë drejt paqes
Papa Leoni XIV reagoi për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, duke shprehur shqetësim për përhapjen e konfliktit në rajon.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve dhe theksoi nevojën për një qasje të bazuar në dialog.
Papa propozoi që përballjet të zëvendësohen me dialog të sinqertë dhe me respekt për dinjitetin e çdo personi, si themel për ndërtimin e paqes.
“Vazhdoj ta ndjek situatën në Lindjen e Mesme me shqetësim. Ashtu si rajone të tjera të botës, ajo është e shkatërruar nga lufta dhe dhuna. Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, i lëndon të gjithë...
E ripërsëris fuqimisht thirrjen time për të këmbëngulur në lutje. Le të pushojnë armiqësitë dhe të hapen më në fund shtigjet drejt Paqes, të bazuara në dialogun e sinqertë dhe respektin për dinjitetin e çdo personi njerëzor.
Jezusi na tregon sot atë që i tha dikur Martës, motrës së Lazarit: 'Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë; dhe kushdo që jeton dhe beson në mua nuk do të vdesë kurrë", ka shkruar Papa Leoni XIV në rrjetet sociale.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet mes palëve të përfshira në konflikt po ndikojnë në stabilitetin e gjithë rajonit.
Lini një Përgjigje