
Pasagjerët e një fluturimi të Air Canada, i cili u përplas me një mjet zjarrfikës në aeroportin LaGuardia të Neë Yorkut, përshkruajnë momentet e “kaosit” që pasuan, kur avioni doli jashtë kontrollit në pistën e uljes. Ata vlerësojnë se pilotët, të cilët humbën jetën, arritën të shpëtonin qindra pasagjerë.
“Fillimisht ishte një fluturim i zakonshëm, si çdo herë tjetër”, deklaroi pasagjeri Xhek Kambot për Fox Neës, duke iu referuar avionit që kishte mbërritur nga Montreali në LaGuardia. “Ulja ishte shumë e fortë. Naluam shumë shpejt dhe, vetëm dy sekonda më pas, ndodhi përplasja”, shtoi ai.
“Avioni lëvizte majtas-djathtas. Ishte kaos. Dukej sikur askush nuk e kontrollonte”, tha ai.
Një tjetër pasagjer tregoi se dukej sikur pilotët kishin aktivizuar shtytjen e kundërt në momentin e fundit, një veprim që mund të ketë shpëtuar jetën e shumë njerëzve.
“Sapo ishim ulur dhe rreth 30 sekonda më vonë ndjemë një shtytje të fortë përpara, më pas një zhurmë të madhe dhe sikur po rrëshqisnim anash përgjatë pistës”, shkroi në Reddit pasagjeri Bradi Sego, sipas Neë York Post.
“Dikush tha se piloti u përpoq të aktivizonte shtytjen e kundërt në momentin e fundit. Sinqerisht, ndoshta na shpëtuan jetën. Do të doja t’u thosha familjeve të tyre sa mirënjohës jam. Ata janë heronj”, shtoi ai.
Të dy pilotët humbën jetën, ndërsa 41 persona ndodhen të shtruar në spital.
Më herët u publikua një regjistrim audio që kap momentet dramatike para dhe pas përplasjes fatale, ku një kontrollor i trafikut ajror dëgjohet të pranojë se “bëri gabim”.
Regjistrimi, i publikuar nga Neë York Post, pasqyron tensionin në kullën e kontrollit. Sipas LiveATC, kontrollorët i kërkuan një avioni tjetër që po afrohej të anulonte uljen, ndërkohë që në tokë po zhvillohej incidenti.
Mjetit zjarrfikës i ishte dhënë fillimisht leje për të kaluar pistën 4 të aeroportit, përpara se kontrollorët ta urdhëronin të ndalonte. “Ndal, ndal, ndal… Truck 1, ndal! Ndal!”, dëgjohet të thotë kontrollori.
Ndërkohë, një kontrollor udhëzon një avion të Frontier (që kryente fluturimin Delta 2603) të ndërpresë afrimin, përpara se të rikthehet në komunikim me avionin e Air Canada (fluturimi Jazz 646), i cili ishte përplasur tashmë me mjetin zjarrfikës.
“Jazz 646, shoh që jeni përplasur me mjetin. Qëndroni në vend. E di që nuk mund të lëvizni. Automjetet janë në rrugë drejt jush”, dëgjohet të thotë ai.
Kontrollorët informuan gjithashtu ekuipazhin e Frontier se pista do të mbetej e mbyllur dhe i pyetën nëse dëshironin të ktheheshin në zonën e parkimit. “Kemi procedura në zhvillim, ajo që pamë nuk ishte e mirë”, u përgjigj piloti i Frontier, ndërsa kontrollori shtoi: “U përpoqa të lidhesha me ta… kishim një emergjencë dhe i ngatërrova gjërat”.
“Jo, bëre më të mirën që munde”, u përgjigj piloti i Frontier, duke iu përgjigjur kontrollorit pas incidentit.
'IT WAS CHAOS': An Air Canada passenger details the harrowing moments when the plane he was on collided with a fire truck on the runway during landing at LaGuardia Airport. Two pilots were killed and dozens of passengers were injured. pic.twitter.com/7Nt36V5Bfc
— Fox News (@FoxNews) March 23, 2026
Lini një Përgjigje