TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2025, 08:17

Pamjet virale, pengu izraelit puth në ballë dy anëtarë të Hamasit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamjet virale, pengu izraelit puth në ballë dy anëtarë
Omer Shem Tov

Hisham al-Sayed, Tal Shoham, Avera Mengistu, Eliya Cohen, Omer Shem Tov dhe Omer Wenkert janë tashmë të lirë.

Gjatë një shkëmbimi pengjesh, në një moment dramatik, ish-pengu izraelit Omer Shem Tov u pa duke puthur në ballë dy anëtarë të Hamasit ndërsa përshëndeste në skenë.

Shkëmbimi ndodhi në qytetin Nuseirat, ku Hamasi dorëzoi tre pengje izraelitë.


Pengjet u paraqitën para një turme, duke mbajtur në dorë certifikatat e lirimit por kjo video me gjestin e papritur u bë virale, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke nxitur diskutime.

Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu premtoi një hakmarrje të fortë kundër Hamasit, pasi orgianizata militante nuk ktheu trupin e Shiri Bibas siç ishte rënë dakord.

Një situatë e tillë sipas Netanyahut kërcënon edhe vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Specialistët izraelitë thanë se një nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi të enjten ishte një grua e paidentifikuar dhe jo Bibas. Netanyahu akuzoi Hamasin se po vepronte "në një mënyrë cinike të papërshkrueshme" duke vendosur trupin e një gruaje nga Gaza në arkivol në vend të Bibas.

"Shteti i Izraelit ka ulur kokën në shenjë dëshpërimi para fëmijëve të vegjël, foshnjave, vëllezërve - Ariel dhe Kfir Bibas dhe për Oded Lifshitz, një nga themeluesit e Kibbutz Nir Oz. Të tre u vranë me mizori të tmerrshme të Hamasit në javët e para të robërisë së përbindëshit të luftës. Ata jo vetëm që rrëmbyen babanë Yarden Bibas, nënën e re Shiri dhe dy foshnjat e tyre të vogla në një mënyrë të papërshkrueshme dhe cinike, por ata nuk ia kthyen Shirin fëmijëve të saj, engjëjve të vegjël dhe e futën në një arkivol. Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirin në shtëpi së bashku me të gjithë pengjet tanë - të gjallë dhe të vdekur - dhe të sigurojmë që Hamasi të paguajë çmimin e plotë për këtë shkelje mizore dhe djallëzore të marrëveshjes", tha Netanyahu.

omer shem tov

Lini një Përgjigje