TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2025, 16:20

Pamjet e rralla, ushtarët ukrainas hedhin koshere bletësh mbi rusët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pamjet e rralla, ushtarët ukrainas hedhin koshere bletësh mbi

Trupat ukrainase nuk ka kursyer as kosheret me bletë, duke i përdorur si një lloj arme, kundër ushtarëve rusë. Këta të fundit ishin fshehur në një bodrum, ndërsa nga pamjet filmike shihen dy ushtarë ukrainas që marrin një koshere me bletë dhe e hedhin, brenda bodrumit.

Videoja e postuar në kanalin Telegram tregon ushtarët ukrainas në atë që duket të jetë rrënojat e një ferme në fshat në lindje të vendit.

Pamjet, me sa duket të marra nga një dron, tregojnë se ata kapin një koshere druri dhe e hedhin atë në vendin ku ishin fshehur trupat ruse.

“Pasi ushtrisë ukrainase iu mbaruan granatat, ata hodhën disa koshere bletësh në vendstrehimin e ushtarëve rusë”, thuhet në komentin e videos.

Taktika e pazakontë u përdor pranë qytetit të Pokrovsk, ku të dy palët kanë vazhduar të luftojnë njëra-tjetrën përgjatë vijës së frontit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia u është dashur të improvizojnë armë dhe taktika ndërsa konflikti zvarritet.

Përdorimi i dronëve është një nga zhvillimet më të mëdha në fushëbetejë. Muajin e kaluar, u raportua se ukrainasit po përdornin dronë si mjete shpërthyese të improvizuara.

Lini një Përgjigje