TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2026, 19:37

Pakti me Iranin për Hormuzin, Trump kërcënon Omanin: Silluni mirë, përndryshe do iu hedhim në erë

Shkruar nga Pamfleti
Pakti me Iranin për Hormuzin, Trump kërcënon Omanin: Silluni
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump pas mbledhjes së kabinetit ka kërcënuar Omanin. Trump u pyet në lidhje me raportin e Iranit me Omanin dhe marrëveshjen që këto dy vende arritën për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.  Duke folur para gazetarëve, ai deklaroi se nuk do ta pranonte një marrëveshje të tillë si pjesë të një marrëveshjeje paqeje.

Ai shkoi më tej duke thënë se Ngushtica nuk do të kontrollohet nga askush pasi është pjesë e ujërave ndërkombëtare dhe se askush nuk mund ta bllokojë atë.

Duke folur më tej për marrëveshjen Iran-Oman, Trump paralajmëroi se Omani do të duhet të sillet si të gjitha vendet tjera ose ndryshe do të hidhet në erë nga SHBA-ja.

"Ngushtica do të jetë e hapur për të gjithë... Askush nuk do ta kontrollojë atë. Ne do ta ruajmë atë. Ne do ta ruajmë atë. Por askush nuk do ta kontrollojë atë. Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët. Përndryshe do të na duhet t'i hedhim në erë, e kuptojnë këtë, do të jenë mirë", deklaroi Trump

trump omani hormuzi

Lini një Përgjigje