TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2024, 12:34

Orban tregon "sekretin", pse iu bë atentat Tumpit dhe kryeministrit sllovak

Shkruar nga Pamfleti

Orban tregon "sekretin", pse iu bë atentat Tumpit dhe

 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e lidh atentatin ndaj ish-presidentit  Donald Trump dhe kryeministrit sllovak Robert Fico, me pikëpamjet e tyre kundër luftës.

“Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri sllovak Robert Fico janë shënjestruar për pikëpamjet e tyre kundër luftës", tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.

Nacionalisti prorus dhe i krahut të djathtë Orban është aleat i Ficos i cili u qëllua katër herë në mes të majit, gjithashtu ka një marrëhënie shumë të ngushtë me Donald Trump, , dhe Trump, i cili u qëllua më 13 korrik.

“Të gjitha këto sulme janë kundër politikanëve që janë kundër luftës dhe paqedashës,” tha Orban në një intervistë.

Kryeministri hungarez, i cili ndërmori një të ashtuquajtur “mision paqeje” në Ukrainë në fillim të këtij muaji që përfshinte një takim me Trump, tha se ish-presiden ti i mbijetoi sulmit sepse “Zoti ka plane me të” për të promovuar paqen.

Lini një Përgjigje