Të gjitha fluturimet e disa prej kompanive të mëdha ajrore amerikane si Delta, United dhe American Airlines, janë anuluar mëngjesin e së premtes për shkak të problemeve të rrjetit të komunikimit, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane të Aviacionit.
Bizneset, duke përfshirë bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë dhe radiofonikë, dhe supermarketet të lidhura me sistemin e IT të Windows kanë rënë në të gjithë globin.
Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re.
Përdoruesit në Australi filluan të raportojnë probleme herët këtë mëngjes, duke deklaruar se ishin bllokuar nga stacionet e tyre të punës.
Microsoft thotë se po ndërmerr "veprime zbutëse" pas problemeve të shërbimit, ka thënë ai.
Kompania thotë se po heton çështjet me shërbimet cloud në SHBA dhe një çështje që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
Të gjitha fluturimet e disa prej kompanive të mëdha ajrore amerikane si Delta, United dhe American Airlines, janë anuluar mëngjesin e së premtes për shkak të problemeve të rrjetit të komunikimit, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane të Aviacionit.
Fluturimet e këtyre kompanive, pavarësisht destinacioneve, janë anuluar të gjitha. Është e paqartë sesa do të zgjasë ky problem që ka prekur me mijëra pasagjerë.
Trenat në Britani u kanë thënë klientëve që të presin vonesa nga problemet e ardhura nga sisteme e IT.
Southern, Thameslink, Gatwick Express dhe Great Northern - të katër markat e Govia Thameslink Railway - thanë se po përjetonin probleme.
“Ekipet tona të IT-së po hetojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkakun rrënjësor të problemit.
"Ne nuk jemi në gjendje të aksesojmë diagramet e shoferëve në vende të caktuara, duke çuar në anulime të mundshme me njoftime të shkurtra, veçanërisht në rrjetet Thameslink dhe Great Northern.
“Për më tepër, sisteme të tjera kyçe, duke përfshirë platformat tona të informacionit për klientët në kohë reale, janë gjithashtu të prekura.
"Ne do të ofrojmë përditësime shtesë kur të kemi mundësi. Ndërkohë, ju lutemi kontrolloni rregullisht udhëtimin tuaj përpara se të udhëtoni."
Aeroportet gjermane dhe spanjolle po raportojnë gjithashtu probleme. Aeroporti i Berlinit ka thënë se po përjeton vonesa në check-in për shkak të një "defekti teknik".
Bursa e Londrës është ndër bizneset që janë prekur nga ndërprerja globale e sistemeve të IT në mbarë botën.
Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të bursës herët mëngjesin e sotëm tha se një çështje teknike po hetohet me publikimin e njoftimeve të RNS - Shërbimi Rregullator i Lajmeve të Bursës.
Lini një Përgjigje