TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2024, 07:59

Autoritetet izraelite në alarm, shpërthen një dron në afërsi të ambasadës amerikanë në Tel Aviv; 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Autoritetet izraelite në alarm, shpërthen një dron në

Një dron goditi qendrën e Tel Avivit duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë disa metra larg ambasadës amerikane. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit konfirmuan se një 'objektiv ajror' ka shpërthyer në Tel Aviv.

Një zëdhënës i forcave të armatosura Houthi tha në një postim në mediat sociale të premten se grupi me bazë në Jemen kishte "shënjestruar” Tel Avivin.

Kryebashkiaku i Tel Avivit Ron Huldai tha se qyteti ishte në gatishmëri të lartë pas sulmit me dron në të cilin një person mbeti i vrarë.

"Lufta është ende e ashpër dhe e dhimbshme. Forcat e zbatimit të ligjit mbërritën shpejt në vend dhe ne jemi të përgatitur për çdo zhvillim. Unë i bëj thirrje publikut që t'i bindet udhëzimeve", tha ai.

Forcat Ajrore izraelite, pavarësisht se e kishin identifikuar dronin mbi Tel Aviv, nuk e rrëzuan atë "për shkak të gabimit njerëzor", bëri të ditur zëdhënësi ushtarak. Ai  tha se Forca Ajrore merr përgjegjësinë e plotë, si mbrojtëse e qiejve të vendit.

“Droni goditi drejtpërdrejt një apartament pasi hyri në qytet nga deti. Origjina e dronit është ende nën hetim”, tha ai.

Departamenti Amerikan tha se nuk ka lëndime apo dëmtime në ambasadën e Tel Avivit nga sulmi.

Ambasada amerikane, e cila është një degë e asaj zyrtare në Jerusalem, ndodhet jo shumë larg vendit të shpërthimit që shkaktoi një të vdekur dhe disa të plagosur.

Lini një Përgjigje