
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vënë në shënjestër kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, duke e akuzuar atë për tradhti të liderëve të tjerë evropianë pas vizitës së fundit të Orban në Moskë.
Ai fillimisht akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se po përpiqet që të ndaj Evropën duke u munduar që të afrojë pranë vetes individë të veçantë dhe për t’i përdor ata më pas si tradhtarë.
“Ai mund të përpiqet t’ju afrohet, ose të shkojë tek disa nga partnerët tuaj individualisht, duke u përpjekur t’ju tundojë ose t’ju bëjë presion për t’ju shantazhuar në mënyrë që njëri prej jush të tradhtojë të tjerët. Ne ruajmë unitetin tonë”, tha Zelensky.
Në një referencë të dukshme për vizitën e fundit të Orbanit për t’u takuar me Putinin në Moskë, Zelensky shtoi se nëse dikush tenton të bëhet tradhtarë pas shpine, ata nuk do ta marrin në konsideratë.
“Nëse dikush në Evropë përpiqet të zgjidhë çështjet pas shpinës tonë, apo edhe në kurriz të dikujt tjetër, nëse dikush dëshiron të bëjë disa udhëtime në kryeqytetin e luftë për të folur – dhe ndoshta për të premtuar diçka kundër interesave tona të përbashkëta ose në kurriz të Ukrainës ose vendeve të tjera – atëherë pse duhet ta konsiderojmë një person të tillë?”, tha ai.
Këtë muaj, udhëheqësi hungarez udhëtoi në Moskë për atë që ai e cilësoi si “mision paqeje”, duke mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi me Putinin, veprim ky që në skenën politike europiane ka ngjallur debate.
Lini një Përgjigje