TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2023, 21:01

Opozita në Turqi akuzon agjencinë shtetërore të lajmeve: Po manipulon situatën, Kilicdaroglu kryeson përballë Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

Opozita në Turqi akuzon agjencinë shtetërore të lajmeve: Po

Koalicioni opozitar në Turqi ka akuzuar agjencinë e lajmeve Anadolu se po raporton njëanshmërisht rezultatin e zgjedhjeve. Ata vënë në pikëpyetje vërtetësinë e rezultateve të bëra publike nga Anadolu dhe shprehën zemërimin e tyre ndaj saj.

Yavas u shfaq përkrah kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, gjithashtu një kandidat për nënpresident i opozitës, i cili tha se reputacioni i Anadolu ishte "nën zero" dhe se rezultatet paraprake nuk reflektonin gjendjen e garës.

Në vitin 2018, në zgjedhjet në të cilat z. Erdogan u zgjodh president, filloi me 67% dhe përfundoi me 52%. Në vitin 2019 nuk e përballojnë dot, e nisën sërish lart, por u mbyll me ritme më të ulëta. Kur shikojmë këto norma, mund të themi lehtësisht se zoti Kilicdaroglu do të shpallet president këtë mbrëmje, ne besojmë në këtë”, tha Imamoglu.

Sipas selisë së CHP-së, asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe Kilicdaroglu aktualisht kryeson me një diferencë prej 1 për qind.

turqi akuza anadolu

Lini një Përgjigje