TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2026, 18:23

Operacioni në anijen me hantavirus, humb jetën gjatë shërbimit një agjent i Gardës Civile

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni në anijen me hantavirus, humb jetën gjatë
Foto ilustruese

Një agjent i Gardës Civile në Spanjë humbi jetën të dielën në portin e Granadilla de Abona, në Tenerife, gjatë një operacioni që lidhej me anijen turistike “Hondius”, ku ishte identifikuar një vatër hantavirusi.

Sipas informacioneve të publikuara nga sindikata Jucil Nacional në rrjetin social X, efektivi 62-vjeçar ndodhej në gatishmëri në qendrën operative të komandës kur pësoi infarkt.

Ekipet mjekësore kryen për rreth 40 minuta përpjekje për ta rikthyer në jetë, por ndërhyrja nuk dha rezultat.

“Oficeri, ndërsa ndodhej në postin e komandës operative, pësoi një atak në zemër. Pavarësisht 40 minutave përpjekjesh për ringjallje, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej”, thuhej në deklaratë.

Operacioni në port kishte të bënte me zbarkimin dhe riatdhesimin e pasagjerëve të anijes “Hondius”, pas rasteve të raportuara me hantavirus në bord.

Në reagimin e saj, sindikata e Gardës Civile kujtoi edhe humbjet e fundit në radhët e forcës. Më 8 maj, dy agjentë humbën jetën pranë brigjeve të Huelvës gjatë ndjekjes së një skafi të përdorur nga trafikantë droge, pas përplasjes së dy mjeteve detare të xhandarmërisë.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në shkurt 2024 në Barbate, në provincën e Kadizit, ku dy efektivë të tjerë u vranë gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës.

operacioni në anijen “hondius” hantavirus

Lini një Përgjigje