Bashkimi Europian ka miratuar zyrtarisht sanksione ndaj kolonëve izraelitë që kryejnë dhunë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhanë miratimin njëzëri për këtë masë.
Sanksionet synojnë individë dhe grupe kolonësh përgjegjës për sulme, vandalizma dhe dhunë sistematike ndaj banorëve palestinezë, duke përfshirë ndalimin e udhëtimit në hapësirën Schengen dhe ngrirjen e aseteve financiare në territorin e BE-së.
Ky vendim vjen pas një serie incidentesh të raportuara të dhunës së kolonëve, të cilat janë kritikuar gjerësisht nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara.Reagimi i ashpër i IzraelitIzraeli e ka kundërshtuar me vendosmëri vendimin e BE-së. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e cilësoi masën si “arbitrare dhe politike” dhe “pa asnjë bazë”.
Israel firmly rejects the decision to impose sanctions on Israeli citizens and organizations.
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) May 11, 2026
The European Union has chosen, in an arbitrary and political manner, to impose sanctions on Israeli citizens and entities because of their political views and without any basis.…
“Përpjekja për të imponuar pikëpamje politike përmes sanksioneve është e papranueshme dhe nuk do të ketë sukses”, shkroi Saar në platformën X.
Qeveria izraelite argumenton se sanksionet njëanshme dëmtojnë mundësitë e dialogut dhe injorojnë kontekstin e sigurisë në rajon. Izraeli e konsideron Bregun Perëndimor si tokë me lidhje të thella biblike e historike dhe kundërshton çdo nismë që synon krijimin e një shteti palestinez në këto territore.
Rreth 700,000 kolonë izraelitë jetojnë aktualisht në vendbanimet në Bregun Perëndimor. OKB-ja dhe shumica e bashkësisë ndërkombëtare i konsiderojnë këto vendbanime të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ndërsa palestinezët i shohin ato si pengesë kryesore për realizimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet në Jerusalem Lindor.
Vendimi i BE-së pritet të shtojë tensionet në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Jerusalemit, teksa lufta në Gaza dhe situata në Bregun Perëndimor mbeten çështje shumë të ndjeshme ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje