TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 07:37

Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen 2 ton kokainë në det 

Shkruar nga Pamfleti
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen 2 ton kokainë në

Dy ton kokainë, me vlerë tregu mbi 400 milionë euro, janë sekuestruar nga policia financiare. Lënda narkotike u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga ushtarë të komanda provinciale e Katanias dhe grupit ajror-detar të Messina, raporton 'Ansa'.

Droga ishte e paketuar, për të shmangur depërtimin dhe fundosjen e ujit, në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese ndriçuese dhe të mbajtura së bashku me rrjeta. Do të ishte një ngarkesë me lëndë narkotike e lënë në det nga anije mallrash e cila më pas duhej të kapej dhe të transportohej në kontinent.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë operacion dhe për numrin e personave të ndaluar.

operacion antidrogë në itali

Lini një Përgjigje