Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka dalë nga reparti i terapisë intensive ku ishte i shtruar që nga e mërkura e 5 prillit për pneumoni. Mësohet se gjendja e liderit të Forza Italia tashmë është e përmirësuar dhe ai do të qëndrojë në një repart të zakonshëm të spitalit.
Lajmi është konfirmuar nga vëllai i Berlusconi-t, Paolo, gjatë një vizite në spital.
Ish-kryeministri ndodhet i shtruar në spital që prej datës 5 prill pas pneumonisë , një ndërlikim që erdhi si pasojë leucemisë kronike mielomonocitare, nga e cila vuan prej disa kohësh.
Berlusconi ndiqet nga mjeku i tij i besuar dhe shefi i kujdesit intensiv, Alberto Zangrillo , dhe nga Fabio Ciceri , në krye të njësisë së hematologjisë dhe onkohematologjisë në spitalin milanez.
Udhëheqësi i Forza Italia po ndjek terapitë citoreduktive (kimioterapi), antimikrobike dhe anti-inflamatore, të cilat, sipas buletinit të së hënës së kaluar, "po japin rezultatet e pritura". Ndërkohë që mjekët kanë shprehur optimizëm për gjendjen e tij, por kërkojnë ende kujdes.
Lini një Përgjigje