
Në Bakhmut vijon beteja e përgjakshme ndërsa ushtria ukrainase përpiqet të rezistojë dhe mercenarët e Wagner përparojnë e pushtojnë zona të tjera të qytetit të shkatërruar.
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me ministrin kinez për të rritur bashkëpunimin ushtarak mes 2 vendeve.
"Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive përmes agjencive ushtarake, duke ndarë rregullisht informacione të dobishme për ne, duke bashkëpunuar në fushën e ndërveprimit ushtarak-teknik dhe duke kryer stërvitje të përbashkëta”, tha Putin.
Nga ana tjetër, Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu përsëriti lidhjet "e forta" me Moskën.
“Të qëndrojmë krah për krah dhe të punojmë për të përmirësuar mirëqenien e popujve tanë. Duke pasur parasysh se rimëkëmbja ekonomike është shumë e ngadaltë, bota është shumë e shqetësuar, ndaj është e rëndësishme që vendet të kenë marrëdhënie miqësore” , tha Li, duke nënvizuar se është vizita e tij e parë jashtë vendit pasi ka marrë detyrën.
Li u shpreh gjithashtu se zgjodhi Rusinë për të nënvizuar natyrën e veçantë dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve tona dypalëshe.
Lini një Përgjigje