TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2023, 22:50

OKB paralajmëron Izraelin: Sulmi në kampin e refugjatëve mund të cilësohet krim lufte

Shkruar nga Pamfleti

OKB paralajmëron Izraelin: Sulmi në kampin e refugjatëve mund

Sulmet izraelite në një kamp refugjatësh në Gaza mund të përbëjnë një krim lufte, ka thënë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut. 

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, tha një deklaratë nga Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.  

Dje, kampi i refugjatëve Jabalia u shkatërrua nga një sulm izraelit. Zyrtarët në Spitalin Indonezian të Gazës thanë se më shumë se 50 njerëz u vranë në sulm dhe 150 të tjerë u plagosën. 

Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër dhe vrau një komandant të Hamasit të quajtur Ibrahim Biari - një nga udhëheqësit që sipas Izraelit, ishte përgjegjës për organizimin e sulmeve të 7 tetorit. 

Lini një Përgjigje