
Ndërhyrja e Huthëve të Jemenit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit po ngre shqetësime për rrezikun e zjarrit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.
Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme që pas ndërhyrjes së Izraelit në Gaza dhe frika për zgjerimin e konfliktit po rritet gjithashtu. Ditën e sotme Rebelët shiitë Huthë të Jemenit nisën një sulm të ri me dronë kundër objektivave në Izrael
“Ne do të vazhdojmë operacionet tona ushtarake në mbështetje të palestinezëve derisa të ndalojnë sulmet izraelite në Gaza”, tha zëdhënësi i Huthit.
Ndërhyrja e Huthëve të Jemenit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit po ngre shqetësime për rrezikun e zjarrit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.
Ndërkohë Izraeli po sulmon edhe përtej territoreve të Gazës, pasditen e sotme ushtria izraelite njoftoi se se sulmoi dy baza të Hezbollahut në Liban. Sipas ushtrisë izraelite, një togë e Hezbollahut po përgatiste një sulm me raketa të drejtuara antitank, ndërsa tjetra ishte një grup personash të armatosur.
IDF tha se goditi gjithashtu raketahedhës të përdorur në një sulm në zonën Yiftah më herët sot, dhe një avion ushtarak goditi një vend të Hezbollahut dhe një vend lëshimi të raketave të drejtuara antitank.
Frika më e madhe qëndron te përfshirja e Iranit në konflik, për këtë arsye SHBA ka rritur prezencën e saj ushtarake në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë që shefi i shtabit të përgjithshëm të Izraelit, gjenerallejtënant Herzi Halevi, ka thënë se lufta do të vazhdojë të intensifikohet ndërsa fazat e planit të Izraelit vazhdojnë të përparojnë.
Në një letër drejtuar trupave të tij, gjenerallejtënant Halevi tha se Izraeli tashmë po "përparonte në fazat e luftës" dhe se ai dhe stafi i tij po kërkonin "të palodhur" të siguronin lirimin e pengjeve.
“Ne po luftojmë për të drejtën tonë dhe të brezave të ardhshëm për të jetuar në siguri dhe prosperitet në atdheun tonë”, tha ai. Ai u bëri thirrje trupave të tij që të jenë "të mprehta, profesionale në çdo veprim, vigjilent ndaj çdo kërcënimi dhe sa më të përgatitur".
Kjo tregon vendosmërinë e Izraelit për të vazhduar sulmin e saj, por njëkohësisht rrit rrezikun për një reagim nga shetet fqinje të cilatjanë kundër aksionit izraelit./Pamfleti
Lini një Përgjigje