TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Tetor 2023, 09:09

OKB bën apel për ndihmë urgjente: Gaza në katastrofë, fëmijët po pinë ujë të kripur

Shkruar nga Pamfleti

OKB bën apel për ndihmë urgjente: Gaza në katastrofë,

Fëmijët në Gaza po përballen me një situatë “katastrofike”, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur.

Kështu deklaron agjencia e OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef. Toby Fricker, një zëdhënës i organit, i tha “BBC” se mungesat që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual ishin “rritur në një nivel tjetër”.

“Një nga anëtarët e stafit tonë, ka dy fëmijë, 4 dhe 7 vjeç. Ajo thjesht po përpiqet t’i mbajë vajzat të sigurta, për t’i mbajtur ato gjallë në baza të përditshme. Fëmijët po pinë vetëm ujë të kripur”, tha Fricker.

I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha se ka pasur furnizime, por është minimale.

Fricker bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe rritje të ndihmave në Gaza. Ai u shpreh gjithashtu se nevojat për ndihma janë të jashtëzakonshme.

“Ajo që ne po shohim tani në baza të përditshme është se fëmijët po vriten, po plagosen, po gjymtohen. Dhe kjo është gjëja numër një të mbroni jetën e fëmijëve dhe t’i mbani fëmijët gjallë”, përfundoi zëdhënësi.

okb femijet gaza apel

Lini një Përgjigje