Ushtria izraelite thotë se po vazhdon operacionet tokësore në Ripin e Gazës, ku gjatë përleshjes, janë vrarë dhjetëra terroristë të cilët ndodheshin nëpër ndërtesa dhe tunele dhe përpiqeshin të sulmonin trupat e IDF.
Një aeroplan i IDF ka goditur një ndërtesë që i përkiste organizatës të Hamasit, me mbi 20 terroristë brenda saj.
Përveç kësaj, gjatë ditëve të fundit, IDF ka goditur mbi 600 objektiva terroriste, duke përfshirë depo armësh, dhjetëra pozicione lëshimi të raketave antitank, si dhe strehë dhe terrene të përdorura nga organizata terroriste Hamas.
Gjatë natës, trupat e IDF identifikuan terroristë të armatosur dhe një post lëshimi raketash antitank në zonën e Universitetit Al-Azhar dhe udhëzuan një avion luftarak për t’i goditur ata.
Ndërkohë numri i njerëzve të vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 7,950, tha të dielën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, duke marrë të dhënat nga burimet në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.
Gati tre të katërtat (73%) e të vrarëve janë nga popullsi të cenueshme, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, sipas raportit të ministrisë.
Më shumë se 20,000 njerëz janë plagosur, shtoi ministria.
Numri i raportuar i vdekjeve përfshin 116 personel mjekësor, pasi shumë spitale janë goditur nga sulmet ushtarake.
Në një përditësim të mëparshëm, ministria tha se 24 spitaleve në Gazën veriore, me një kapacitet të kombinuar prej 2,000 shtretërish, u ishte thënë të evakuoheshin.
Lini një Përgjigje