TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2025, 22:49

“Nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm”, Trump zbulon telefonatën me kryeministri i ri kanadez!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm”, Trump

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se kryeministri i ardhshëm kanadez Mark Carney nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm gjatë një telefonate të zhvilluar dje.

Ai shtoi gjithashtu se udhëheqësi kanadez do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë brenda javës së ardhshme, ose më shpejt.

“Ai më telefonoi dje. Le të bëjmë një marrëveshje tha. Ai po kandidonte për një post zyrtar, të dy e urrenin Trumpin, dhe ai që e urrente Trumpin, mendoj, ishte më pak ai që fitoi. Në fakt mendoj se lideri i opozitës konservatore Pierre Poilievre më urrente shumë më tepër se të ashtuquajturin liberal”, tha ai.

Carney u zgjodh kryeministër në fillim të kësaj jave mes një vale ndjenjash anti-Trump në vendin e tij. Carney fitoi garën për udhëheqjen e partisë së tij me një fitore të thellë pasi ish-kryeministri Justin Trudeau dha dorëheqjen muajin e kaluar. Ai ka mbledhur publikun kundër kërcënimeve të Trump për të aneksuar vendin si "shteti i 51-të" dhe e ka bërë mbrojtjen e Kanadasë një pjesë qendrore të platformës së tij.

Në komentet e tij të djeshme, Carney u zotua se vendi i tij “nuk do t’i nënshtrohej kurrë” Shteteve të Bashkuara, pas një fushate të lënë në hije nga provokimet e pandërprera dhe tarifat e larta tregtare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

Lini një Përgjigje