TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2023, 13:40

Nuk ka qetësi në Serbi! Arrestohet një tjetër nxënës, vizatoi klasën e tij të masakruar me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka qetësi në Serbi! Arrestohet një tjetër

Një nxënës në Serbi është arrestuar për një vizatim që ka bërë. "Kurir" shkruan se nxënësi kishte bërë një vizatim të klasës me shokët e tij të vrarë dhe një tjetër person në këmbë që mbante një armë zjarri.

Këtë vizatim e kishte shpërndarë në grupet e klasës së tij. Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë. Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë.

Një rast tjetër i ngjashëm është evidentuar nga polica në Nish, ku kanë arrestuar një 13-vjeçar i cili kishte shpërndarë nga data 3 deri në 5 maj disa mesazhe kërcënuese në grupin e klasës në rrjetin social Instagram.

“Policia duke kontrolluar banesën ku jeton, ka gjetur dy pistoleta plastike të zeza të vendosura kutitë përkatëse”, thuhej në njoftimin e Policisë së Nishit.

Situata me kërcënimet në Serbi ka dalë jashtë kontrollit, që pas masakrës së shkaktuar nga një 14-vjeçarë në një shkollë në Beograd. Pas ngjarjeve qeveria serbe ka marrë masa të rrepta për përdorimin e armëve madje ditën e djeshme ka njoftuar dhe nisjen e një amnisti për të gjithë personat të cilët kanë armë pa leje për t’i dorëzuar pranë autoriteteve.

masakrat ne serbi

Lini një Përgjigje