Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa përkujtoi, ditën e fitores së aleatëve mbi Gjermaninë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, theksoi se Rusia do të mposhtet “në të njëjtën mënyrë” si nazizmi në vitin 1945.
Në një deklaratë për mediat Zelensky e krahasoi Rusinë e Putinit me Gjermaninë e Hitlerit, duke thënë se Kremlini po ndiqte “skllavërinë dhe shkatërrimin”, siç bënë nazistët, raporton Reuters. Sipas tij Rusia nuk do të ketë sukses.
“Ne po i kthejmë shtetit tonë një histori të ndershme pa ndikime ideologjike. Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores ndaj nazistëve.
Sot, unë nënshkrova dekretin përkatës dhe çdo vit nga nesër, 9 maj, ne do të përkujtojmë unitetin tonë historik unitetin e të gjithë evropianëve që shkatërruan nazizmin dhe do të mundin rusizmin,” tha ai.
Duke krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me qëllimet ekspansioniste të Hitlerit, Zelensky tha se qëllimi i të dy regjimeve ishte i njëjtë “skllavërim ose shkatërrim”.
“Fatkeqësisht, e keqja është kthyer. Ashtu si atëherë e keqja u vërsul në qytetet dhe fshatrat tona, kështu po bën tani, si atëherë vrau njerëzit tanë, ashtu po vepron edhe tani,” tha ai.
Lini një Përgjigje