TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2023, 09:57

Zgjedhjet në Turqi, sulmohet me gurë kryebashkiaku i Stambollit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Turqi, sulmohet me gurë kryebashkiaku i Stambollit

Autobusi i fushatës së kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua teksa ai mbante një fjalim në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.
Imamoglu po mbante një fjalim nga autobusi, kur u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur dhe më pas të largohej.
Imazhet në mediat sociale treguan se policia përdori ujë për të shpërndarë një grup njerëzish që vrapuan pas autobusit duke hedhur gurë. Mediat turke raportojnë se të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.
Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kilicdaroglu, e quajti ngjarjen një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë.

 

ekrem imamoglu stamboll sulm

Lini një Përgjigje