TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2024, 19:39

Nuk ka paqe, Kremlini: Rizgjedhja e Trump nuk do t’i ndryshonte raportet mes SHBA-së dhe Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka paqe, Kremlini: Rizgjedhja e Trump nuk do t’i ndryshonte raportet
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Sergei Lavrov ka deklaruar se dhe nëse Donald Trump rizgjidhet si president i SHBA asgjë nuk do të ndryshonte mes marrëdhënieve të Uashingtonit me Moskën.

Lavrov tha se ka një tendencë drejt shkatërrimit të marrëdhënieve ruso-amerikane, themelet e tyre, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet për stabilitetin strategjik, barazinë, besimin reciprok, inspektimet, transparencën. Sipas tij e gjithë kjo strukturë filloi të shembet nën presidentin George W. Bush”.

“Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim, sepse ka një tendencë drejt shkatërrimit të marrëdhënieve ruso-amerikane, themelet e tyre, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet për stabilitetin strategjik, barazinë, besimin reciprok, inspektimet, transparencën etj. E gjithë kjo strukturë filloi të shembet nën residentin George W. Bush”, tha Lavrov.

Sipas Lavrov, politika shkatërruese e SHBA-së ka çuar në një degradim shumë të thellë të marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Lavrov vuri në dukje se administrata aktuale amerikane nuk është e interesuar të ketë ndonjë dialog politik me Rusinë.

rusi shba donald trump vladimir putin

Lini një Përgjigje