
Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje për qasje “urgjente, të pakufizuar” në Gaza për të ofruar furnizime shëndetësore shumë të nevojshme.
Me anë të një postimi në platformën ‘X’, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e quajti shifrën e viktimave civile në enklavën e rrethuar palestineze “marrëzi” dhe tha se pa dërgesa në shkallë të gjerë, tragjedia do të vazhdojë të shpaloset para syve tanë.
“Ne kërkojmë që të garantohet lëvizja e sigurt për autokolonat humanitare nëpër Gaza – dhe një pauzë e menjëhershme humanitare. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo moment ka rëndësi”, deklaroi shefi i OBSH-së.
The number of civilian casualties in #Gaza is staggering.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) October 31, 2023
The limited aid flow is a mere trickle of the growing needs.
Without urgent, unrestricted access at scale, tragedy will continue unfolding before our eyes.
The conflict started on 7 October, the first aid crossing was…
Lini një Përgjigje