
Dodik prej kohësh ka nxitur reagime me deklaratat destabilizuese që përfshijnë shkëputjen e Republikës Srbska nga Bosnja ose krijimin e Serbisë së Madhe.
Ambasadorit i SHBA në Bosnjë, Michael Murphy ka reaguar lidhur deklaratën e kreut të republikës Srpska, Milorad Dodik i cili tri ditë më parë shpalosi sërish ëndrrën e Serbisë së madhe.
Përmes një komunikate për mediat, kryediplomati amerikan u shprehe se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH dhe tentojnë të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.
“Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Republika Srpska (RS) të Bosnjës po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ambasadori i SHBA në Bosnje Michael Murphy në një deklaratë për mediat të martën.
Kujtojmë se pak ditë më parë Milorad Dodik deklaroi se brenda këtij shekulli, Serbia, Republika Srpska, Kosova dhe Mali i Zi duhet të bashkohen në një shtet të vetëm.
“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, u shpreh Dodik më herët, ndonëse shtoi se një shtet i tillë duhet formuar me mjete demokratike e masa politike, dhe jo me luftë.
Dodik prej kohësh ka nxitur reagime me deklaratat destabilizuese që përfshijnë shkëputjen e Republikës Srbska nga Bosnja ose krijimin e Serbisë së Madhe.
Për këtë arsye vetëm pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, mes të cilëve janë edhe dy fëmijët e tij, Gorica dhe Igor. Vetë Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja në 5 janar të vitit 2022./Pamfleti
Lini një Përgjigje