TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 19:21

"Ne nuk duam që konflikti të përhapet", SHBA dërgon 300 trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

"Ne nuk duam që konflikti të përhapet", SHBA

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 300 trupa të tjera në Lindjen e Mesme. Kështu deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, duke nënvizuar se trupat nuk do të shkojnë në Izrael.

SHBA i trembet një zgjerimi të konfliktit dhe për këtë arsye po marrin masa. Izraeli ka nisur sulmin tokësor, por SHBA e sheh me skepticizëm një manovër të tillë.

"Ne nuk duam që konflikti të përhapet", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Amerikan, John Kirby, në një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin e rebelëve Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kundër Izraelit. “Ne e thamë qartë”, përsëriti ai.

 

Lini një Përgjigje